Nga Ministria e Punëve të Jashtme për Telma theksuan se para festës së Pashkëve ka filluar proceduara për shkarkimin nga statusi i “konsull nderi” i Maqedonisë në Spanjë, Mario Cesar Deus Jella. Shkak për këtë procedurë është se ai dyshohet për vrasje të binjakëve të tij, para dhjetë ditëve në Afrikën e Jugut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vazhdimisht komunikojmë me MPJ-në e Spanjës, por presim edhe informacione me shkrim për rrjedhën e procedurës nga gjithë organet kompetente në Mbretërinë e Spanjës. Kemi komunikim edhe me anëtarët e familjes së konsullit të nderit. Procedura është ende e hapur, ndërsa përfundimi është i paqartë”, thonë nga MPJ e Maqedonisë.
Nga Ministria gjithashtu thonë se propozimi për emërimin e Mario Jella si konsull nderi, është propozuar nga ambasada e Maqedonisë në Madrid./Telegrafi/