Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nënshkruan Memorandum për financim të projekteve infrastrukturore në komunën e Pejës.
Ministria e Infrastrukturës do të financojë në tërësi realizimin e disa projekteve infrastrukturore:
Asfaltimi i rrugës Malaj në Pejë, në vlerë prej 200,000 euro
Asfaltimi i rrugës Shkrel – Bogë, në vlerë prej 100,000 euro
Asfaltimi i rrugës Brestovik – Shtedim në Pejë, në vlerë prej 300,000 euro
Asfaltimi i rrugës Pejë – Lumbardh – Milishevc, në vlerë prej 300,000 euro
Asfaltimi i rrugës Rashiq – Broliq, në vlerë prej 50,000 euro
Asfaltimi i rrugës Pavlan – Nakull, në vlerë prej 50,000 euro
Rruga Shtupeq i Madh në Pejë, në vlerë prej 600,000 euro
Ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Vitomiricë – KK Pejë, në vlerë prej 15,000 euro.
Komuna e Pejës do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së, si dhe obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me cilësi të lartë.
Po ashtu të enjten Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka nënshkruar memorandum me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova, një memorandum të ngjashme për financimin e disa projekteve infrastrukturore në këtë komunë:
Asfaltimi i rrugës Istog – Cerrcë në Istog, në vlerë prej 250,000 euro
Asfaltimi i rrugës Saradran – Ozdrim në Istog, në vlerë prej 220,000 euro
Asfaltimi i rrugës Bellopojë dhe Zhakovë në Istog, në vlerë prej 225,000 euro
Asfaltimi i rrugës Shushicë dhe Uçë në Istog, në vlerë prej 290,000 euro
Asfaltimi i rrugës Banjë dhe Baicë në Istog, në vlerë prej 100,000 euro
Asfaltimi i rrugës Dubravë në Istog, në vlerë prej 150,000 euro
Asfaltimi i rrugës Gurakoc – Lagja Qukaj, në vlerë prej 100,000 euro
Shtruarja e rrugëve me kubëza në fshatin Dobrushë KK Istog, në vlerë prej 15,000 euro. /Telegrafi/