Telegrafi

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët në zonat malore janë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale, si dhe rrugët në pjesët e thella malore mbeten të hapura për qarkullim.

“Menaxherët rajonalë janë duke monitoruar gjendjen e të gjitha rrugëve, ndërsa ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë të gjendje gatishmërie për të mundësuar funksionimin e komunikacionit pa probleme”, thuhet në komunikatë ku këshillohen të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, duke respektuar Ligjin dhe duke qenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit. /Telegrafi/