Site icon Telegrafi

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të hapura, kujdes në vozitje

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se kompanitë e kontraktuara bashkë me menaxherët e MI-së, në vazhdimësi janë të angazhuar maksimalisht që të gjitha rrugët në kompetencë të ministrisë të jenë të hapura për qarkullim.

Sipas tyre, karshi pastrimit nga bora, në të gjitha rrugët rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostrada, është hedhur sasi e bollshme e kripës, me qëllim të parandalimit të krijimit të ngricave nga temperaturat e ulëta të mbrëmjes.

MI thotë se me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet dhe 4 për autostradat, nuk është përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve komunale.

“Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare”.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.​

Exit mobile version