Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e disa projekteve infrastrukturore.
Abrashi tha se në këtë komunë, MI-ja do të investojë në dy projekte infrastrukturore, në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës.
Rregullimi i rrugës Qendër – Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore te Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog.
Ministria e Infrastrukturës ka pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë parapa për vitin 2021. /Telegrafi/