Telegrafi

Ministria e Infrastrukturës: Mbyllet për tre ditë rruga Vushtrri-Smrekonicë

Foto: Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton se duke filluar nga dita e premte (25 mars 2022) deri të dielën do të bëhet mbyllja e segmentit të rrugës Vushtrri-Smrekovnicë.

Sipas MI-së, mbyllja do të bëhet pasi do të zhvillohen punimet e asfaltimit të kësaj rruge.

“Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytëzohet rruga alternative. Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7″00 e mëngjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 (e diele)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/