Telegrafi

Ministria e Infrastrukturës jep detajet mbi gjendjen e rrugëve në Kosovë

Sipas informatave nga terreni nga Ministria e Infrastrukturës për mirëmbajtjen verore dhe dimërore, gjendja e rrugëve është e mirë, autoudhët R6 & R7 si dhe rrugët nacionale dhe rajonale janë të lira për komunikacionin e automjeteve.

Ndërkaq, sipas nevojës, është intervenuar me kripë edhe në rrugën Prizren – Carralevë RN-25.

Në autostradë A7, segmenti Morinë – Gjurgjicë kishte intervenime me kripë në drejtimin Suharekë – Morinëe dhe drejtimin Suharekë – Gjurgjicë.

Në regjionin e Ferizajt, Gjakovës, në autoudhën A6 Konjuh-Doganaj nuk ka pasur asnjë intervenim për shkak të gjendjes së mirë të rrugëve.

Në regjionin Prizreni 2, është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur – Dragash – Restelicë.

Në regjionin Gjilani 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, është intervenuar me hedhje të kripës shkaku i akullit të zi.

Në aksin rrugor N9 – Pejë – Kuqishtë – Bogë ka reshje të lehta të bores, po bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu, në rrugët tjera të regjionit Peja 11, ka reshje të borës e përzier me shi. Të gjitha rrugët në këtë pjesë janë kalueshme.

Ne regjionin Prishtina 1, në rrugën Prishtinë – Mutivodë, gjendja e rrugës është e mirë, shtresat qarkulluese janë pastruar nga bora, ndërsa brezi rrugor me është me borë. /Telegrafi/