Site icon Telegrafi

Ministria e Infrastrukturës dhe IFC-ja nënshkruajnë marrëveshjen për banim të përballueshëm

Ministria e Infrastrukturës njofton se ka nënshkruar marrëveshjen për studim të fizibilitetit me IFC-në për 4 mijë njësi të banimi.

Sipas njoftimit, ky studim pritet të rris mundësitë për banim me çmime të përballueshme.

“Bashkë me drejtorin rajonal të IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Ary Naïm, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për studimin e fizibilitetit për projektin e banimit të përballueshëm”, thuhet në njoftim.

“Studimi i fizibilitetit është hapi i parë i punës për rritjen e mundësive për banim të përballueshëm për ndërtimin e 4,000 njësive banimi moderne me çmime të përballueshme, të ndërtuara në mënyrë të qëndrueshme, duke kontribuar kështu në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version