Telegrafi

Ministria e Infrastrukturës dallavere me tenderin për ruajtjen e të dhënave

Ndonëse është në kundërshtim më ligjin, Ministria e Infrastrukturës (MI), ruajtjen e të dhënave të saj, do ta bëj jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas një hulumtimi të Telegrafit, MI-ja ka shpallur tender për Sistemin për Menaxhimin e Përmbajtjes (CMS), me emrin “AS CMS”, e të cilën në Kosovë e ofron vetëm një kompani, e ajo kompani është Albasoft, duke iu pamundësuar 29 kompanive tjera që të garojnë si konkurrentë në këtë tender.

Albasoft, përveç tjerash si fituese e nderit, obligohet që ta bëjë hostimin (ruajtjen e të dhënave), me çka baza e hostimit (vendi ku ruhen të dhënat) e “AS CMS” është jashtë Kosovës, sepse “AS CMS” parasheh që të dhënat të ruhen jashtë vendit.

Kjo është në kundërshtim më nenin 5 të “Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2011 për ueb faqet e institucioneve publike, në të cilin thuhet se “Obligohen të gjitha institucionet publike që hostimin e ueb faqeve ta bëjnë në serverët e Qendrës së të Dhënave Të Republikës së Kosovës”.

Sipas dosjes së tenderit, fituesi i tenderit do ta përkrah ueb faqen e rizidajnuar të MI-së për 36 muaj (tri vite), duke ripaguar kështu (pas tri viteve) përsëri nga fondi i ministrisë, për mirëmbajtjen e faqes. ose do të ndodh procesi i ri-tenderimit (për kompaninë e cila do ta mirëmbajë ueb faqen e MI-së)
https://krpp.rks-gov.net/Default.aspx?PID=Notices&LID=1&PCID=-1&CtlID=ViewNotices&ID=95468

Fituesi i tenderit pritët të shpallet sot në ora 14:30.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, duke kërkuar që të përgjigjen në pyetjet që kanë të bëjnë më çështjen në fjalë, por kjo gjë është neglizhuar nga ana e tyre./Telegrafi/