Telegrafi

Ministria e Infrastrukturës, anulon tenderin e dallavereve për ruajtjen e të dhënave

Pas raportimit të Telegrafit, për dallaveret të cilat kanë ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), me tenderin për ruajtjen e të dhënave, ky dikaster ka vendosur që ta anuloj këtë tender.

Sipas një hulumtimi të cilin e pati bërë Telegrafi para disa ditësh, ka rezultuar se MI-ja kishte shpallur tenderin, për Sistemin për Menaxhimin e të Dhënave (CMS), në kundërshtim me nenin 5, të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2011 për ueb faqet e institucioneve publike.

“Obligohen të gjitha institucionet publike që postimin(vendi ku ruhen të dhënat) e ueb faqeve ta bëjnë në serverët e Qendrës së të Dhënave Të Republikës së Kosovës”, thekohet në këtë udhëzim.

Shkelja në këtë tender kishte të bënte me atë se kompania e cila pritej të ishte fituese e tenderit “Albasoft”, ruajtjen e të dhënave të MI-së, do ta bënte jashtë vendit, në kundërshtim më nenin 5 të Udhëzimit Administrativ.

Tjetër shkelje ishte se kushtet të cilat ishin shpallur në këtë tender për kompanitë të cilat ofrojnë Sistem për Menaxhim të Dhënave (CMS), i shkonin përshtati kompanisë Albasoft, e vetmja e cila e ofron “AS CMS”, duke përjashtuar kështu nga gara 29 kompanitë tjera, të cilat e ofrojnë këtë shërbim në Kosovë.

Njoftimi për anulim të tenderit: https://krpp.rks-gov.net/Default.aspx?PID=Notices&LID=1&PCID=-1&CtlID=ViewNotices&ID=96542

Problemi tjetër që paraqitej në dosjen e tenderit, ishte se fituesi i tenderit do ta përkrah ueb faqen e rizidajnuar të MI-së për 36 muaj (tri vite), duke ripaguar kështu (pas tri viteve) përsëri nga fondi i ministrisë, për mirëmbajtjen e faqes, ose do të ndodhte procesi i ri-tenderimit (për kompaninë e cila do ta mirëmbajë ueb faqen e MI-së).
Lexo po ashtu:http://telegrafi.com/ekonomi/lajme-ekonomi/379689.html /Telegrafi/