Telegrafi

Ministria e financave do të padit LSDM për shpifje

Ministria e financave do ti padis të gjithë palët e përfshira të cilët me shpifje kontribuuan për çrregullimin e reputacionit ndërkombëtar të vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Ministria për financa në interes të informimit të saktë të opinionit më tepër herë ka theksuar se euro obligacioni është emetuar në pajtim me ligjet dhe me procedurat që janë zbatuar për emetimin e katër euro obligimeve paraprake. Megjithatë, LSDM vazhdon me pohimet e saja të pabaza sa i përket procedurës për emetimin e euro obligacionit me të cilët prishte edhe reputacioni ndërkombëtar i vendit“, thuhet në njoftimin e Ministrisë për financa.

Prej atje përkujtojnë se në përputhje me Kodin penal, padi penale mund të iniciohet edhe për paraqitje të rrejshme të veprave penale./Telegrafi/