Site icon Telegrafi

Ministria e Financave të Maqedonisë paralajmëron luftë kundër konkurrencës jolojale në e-tregti

Ministria e Financave, në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Administratën Doganore dhe Policinë Financiare, paralajmëron aktivitete të intensifikuara në luftën kundër konkurrencës së padrejtë në tregtinë elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njoftohen kontrolle të zgjeruara për ata individë që nuk janë të regjistruar në sistem, përgatitjen e një plani veprimi specifik dhe zhvillimin e një platforme ku shitësit e paregjistruar do të raportojnë.

Sipas Ministres së Financave, Nina Angelovska, bashkëpunimi i ndërsjellë i të gjithë palëve të interesuara është i nevojshëm për të shtypur ekonominë e zezë në këtë sektor dhe për të mbrojtur institucionet, sektorin real dhe blerësit.

“Do të krijojmë grup pune sepse nga njëra anë produktet dalin në treg, nga ana tjetër është dikush që i shet këto produkte në rrjetet sociale, ndërsa nga ana e tretë kemi blerës që blen produktet, ndërsa për këtë nuk marrin faturë fiskale. Në fund, i takon blerësit, i cili nuk është i kënaqur, të paraqesë ankesë pranë Inspektoratit Shtetëror të Tregut, i cili nuk mund të përgjigjet sepse nuk ka llogari fiskale. Ne gjithashtu duhet t’i kushtojmë vëmendje konsumatorëve nga ku rekomandojnë që të mbrojnë klientët dhe institucionet së bashku dhe të ndihmojnë sektorin real”, tha Angelovska në tryezën e sotme për shmangien e taksave në tregtinë elektronike./Telegrafi/

Exit mobile version