Site icon Telegrafi

Ministria e Financave: Norma e TVSH-së nuk do të rritet

Norma e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) nuk do të ndryshohet, deklaruan për AIM nga Ministria e Financave.

Nga Ministria lidhur me informacione të caktuara të cilat dolën në opinion se është planifikuar rritje e TVSH-së, theksojnë se një gjë e tillë nuk është paraparë në programin e qeverisë, e as ndonjëherë është diskutuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Financave thonë se deri në fund të vitit do të hapet debat publik për vendosje eventuale të shkallës progresive për tatimin personal të të ardhurave./Telegrafi/

Exit mobile version