Ministria e Financave, ka njoftuar se ka bërë ekzekutimin e pensioneve për muajin gusht.
Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Financave thuhet se, ekzekutimi i pensioneve për muajin gusht është bërë për të gjitha kategoritë pensionale si dhe kategoritë tjera sociale, transmeton Telegrafi.
Njoftimi i plotë:
“Ministria e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë ka bërë sot ekzekutimin e pensioneve për muajin gusht për të gjitha kategoritë pensionale si dhe kategoritë tjera sociale”./Telegrafi/