Telegrafi

Ministria e Financave ndihmon me 20 mijë euro familjen Abazi që humben dy anëtarët nga tërmeti në Shqipëri

Ministria e Financave ka ndarë 20 mijë euro për familjet e dy personave që vdiqën në rrënojat e një hoteli në Durrës.

Për viktimat e shkaktuara nga tërmeti, Shemsedin dhe Isa Abazi, nga kjo shumë do të ndahen për të dy familjet.

“Ministri i Financave, Bedri Hamza me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të pësuara nga tërmeti duke u bazuara ne kompetencat e tij ligjore si ministër i Financave në vështrim të paragrafin 3 të Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike (LMFPP) dhe në paragrafit 2 të nenit 14 të Ligjit 06/L-133 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, sot ka marrë vendim që të ndihmojë në total të shumës 20,000 euro duke ndarë nga 10,000 euro për familje të viktimave të shkaktuara nga tërmeti, Shemsedin dhe Isa Abazi”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Lutfi Haziri: Fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur nga tërmeti në Shqipëri

Dje, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur, si pasojë e tërmetit në Shqipëri. /Telegrafi/