Komisioni i Granteve i Republikës së Kosovës në Ministrinë e Financave ka ndarë një buxhet për rregullimin e teatrove në të gjitha qytetet e Kosovës, për të mundësuar zhvillimin dhe rritjen e stafit punues.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Teatrit “Hadi Shehu”, në Gjakovë, të cilët janë shprehur të lumtur për këtë iniciativë.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet e aktorëve vendorë, të cilët janë shprehur të lumtur me këtë zhvillim.
“Sot, Komisioni i Granteve i Rep. së Qeverisë së Kosovës, në Minisitrinë e Financave, në mbledhjen e tij të rradhës, aprovoi Kërkesën për rregullimin e financimit të Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës, duke lejuar shtimin e numrit të punëtorëve të teatrove nëpër komunat përkatëse, krijimin e kodeve buxhetore dhe rregulluar pjesën e financimit të projekteve ose produksioneve të tyre!
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe ditë historike për teatrot e qyteteve dhe komunitetin artistik të tyre, të cilët që nga paslufta nuk kanë arritur të stabilizohen deri tash.
Një falenderim i madh për të gjithë ata që na ndihmuan në vazhdimësi në rregullimin e kësaj çështjeje kruciale e shumë domethënëse për ne.
Falemnderit, kryetar z. Ardian Gjini
Falemnderit, ministër i MKRS-së, Kujtim Gashi!
Faleminderit,Drejtorit z.Feim Hoxha
Falemnderit, ministër i MF, z. Bedri Hamza!
Falemnderit, z. Salvador Elmazi!
Falemnderit, z. Zijadin Maliqi!
Dhe, krejt në fund, falemnderit z. Naser Zymberi, njeriut me kontributin më të madh në këtë drejtim, i cili nuk u dorëzua për asnjë moment dhe me plot këmbëngulje, arriti të krijojë një kauzë që mori vëmendjen e të gjithë aktrëve të nevojshëm.
Urime, kolegë, artistë e urime Teatro të Qyteteve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Hadi Shehu”, në Gjakovë. /Telegrafi/