Ministria e Financave ka organizuar sot takim të përbashkët me të gjitha Organizatat Buxhetore, përkatësisht me Zyrtaret kryesor financiar ku është diskutuar për temat siç janë: Sqarim në lidhje me rialokimet/transferet dhe të shumave të ndara në kuadër të nën kategorive ekonomike dhe të nën programeve – neni 18 i Ligjit të Buxhetit për pesë shifrorin, përgatitja dhe dorëzimi i rrjedhës se parasë se gatshme në nivel të nën-kategorive ekonomike në kuadër të nën programeve, ndryshimet në Rregulloren për Raportim vjetor financiar nga organizatat Buxhetore, si dhe është bërë demonstrim i qasjes në FTP Server për Dorëzimin e fajllave.
Në këtë takim gjithashtu u trajtuan temat në funksion të menaxhimit sa më të mirë të buxhetit 2017, duke përfshirë edhe plotësimin e shablloneve nga Organizatat Buxhetore për rrjedhën e parasë sipas planit 5 shifror.
Me këtë rast, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, bëri të ditur para pjesëmarrësve se “Departamenti i Thesarit në kuadër të Ministrisë së Financave ka përgatitur këto shabllone të reja sipas planit të ri kontabël për planifikimin e Parasë së Gatshme (Alokim dhe nën alokim). Këto shabllone janë përgatitur për secilën organizatë buxhetore dhe përkundër që është shtuar numri i linjave, është thjeshtësuar procedura e plotësimit”. /Telegrafi/