Ministri e Financave e Maqedonisë, ka reaguar përmes një kumtese ndaj deklaratës së zv.kryeministrit plotësues të financave, Kire Naumov, duke thënë se ai dhe LSDM-ja dëshirojnë të krijojnë probleme në tregun e kapitalit në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vallë gjithë propaganda e lidhur me dhënien e letrave shtetërore me vlerë është në drejtim për të shkaktuar probleme në tregun e kapitalit në vend, siç ka qenë shembulli me rrëfimet për devalvim të denarit në muajin prill, kur qytetarët humbën mbi 4 milionë euro për shkak të depozitave të afatizuara para kohe, apo kur letrat nga ana e LSDM-së gjatë dhënies së euro-obligacioneve që i kanë kushtuar qytetarëve të Maqedonisë 30 milionë euro?”, deklarojnë nga Ministria e Financave.
Ministri e Financave thotë se huamarrja përmes letrave shtetërore me vlerë këtë vit është njejtë sikur vitin 2004, kur qeveria e LSDM-së për herë të parë vendosi bonot e thesarit./Telegrafi/