Telegrafi

Ministria e Financave hap konkursin për 32 zyrtarë të mirëqenies sociale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se po kërkon 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve, në kuadër të Projektit të Reformës së Asistencës Sociale.

Projekti synon të rrisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe të krijojë një regjistër social gjithëpërfshirës me të gjitha skemat sociale dhe pensionale.

Në njoftim thuhet se zyrtarët do të angazhohen për periudhë 1 vjeçare dhe do të ndihmojnë në proceset administrative përfshirë këtu mbështetjen e qytetarëve si dhe realizimin e procesit të verifikimit për skema të ndryshme sociale të zbatuara në kuadër të Ministrisë.

Për më shumë detaje lidhur me kriteret që duhet të përmbushni dhe dokumentet që duhet të dorëzoni, ju mund të klikoni këtu./Telegrafi/