Ministria e Financave e Maqedonisë (MF) ka reaguar ndaj deklaratës së ministres teknike të punës dhe politikës sociale, Frosina Remenski, e cila akuzoi MF-në, se nuk i ka paguar kompenzimet sociale dhe kategoritë tjera ndaj qytetarëve të vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo ministri thotë se pohimet e Remenski-t kanë të pa vërteta dhe se bëhet fjalë për një tentim të manipulimit të opinionit, si pjesë e një agjende politike të ndokujt.
MF-ja thotë se urdhërat për kompenzimet sociale dhe kategoritë tjera janë dorëzuar me vonesë nga ana e ministres Remenski, prandaj edhe ka ardhur deri te vonimi i pagesës së kompenzimeve, të cilat tashmë janë kryer, përveç atyre që kanë gabime teknike.
Pra, kjo ministri nuk e mohon vonesën e pagesës, por fajin për këtë vonesë ia hedh ministres teknike, Frosina Remenski, ndërkaq bën të ditur se pagesa e pushimit të lindjes është kryer më herët./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Shteti nuk i ka lëshuar rreth 12 milion euro mjete financiare për qytetarët e Maqedonisë