Site icon Telegrafi

Ministria e Financave e Maqedonisë: Do të merren hua 69.9 milion euro

Many euros as coins and banknotes isolated

Ministria e financave (MF) ka përgënjeshtruar pohimet e zv. ministrit plotësues, Kire Naumov, për gjoja parapërgatitje për të marrë 100 milion euro borxh, njofton Telegrafi Maqedoni.

MF-ja bën të ditur se është shpallur ankandi i radhës për letrat me vlerë, por shuma e parashikuar është 69.9 milion euro, që do të mbahet më 3 maj.

Më tej, MF-ja njofton se pas këtij ankandi, ditën e nesërme do të kthehen 100.9 milion euro borxh, pra mbi 30 milion euro më tepër nga sa është parashikuar./Telegrafi

Exit mobile version