Site icon Telegrafi

Ministria e Financave e dënon dëmtimin e pronës shtetërore në protestat e mbrëmshme

Ministria e Financave e dënon sjelljen e djeshme të pjesëmarrësve në protesta të organizuara nga nisma qytetare ‘Protestoj’ nga ‘Revolucioni Laraman’ me ç’rast fasada e ndërtesës u bë me ngjyrë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ministria e Financave e respekton të drejtën e pacenueshme të qytetarëve për protesta të qeta, por e dënon sjelljen vandale të individëve të cilët dëmtojnë prona të ndërtuara me paratë e qytetarëve të Maqedonisë’, thuhet në reagimin e MF-së. /Telegrafi/

Exit mobile version