Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se brenda sezonës së vjeshtës dhe dimrit humbjet komerciale mund t’i kushtojnë Kosovës në vlerë prej mbi 100 milionë euro.
Sipas raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, këto humbje në vitin 2021 kanë qenë 6.16 për qind apo 386GWh.
“Me çmimet e importit të energjisë elektrike që pritet të mbretërojnë gjatë muajve në vijim, vazhdimi i një trendi të tillë të humbjeve komerciale mund t’i kushtojë vendit (konsumatorëve dhe buxhetit) më se 100 milionë euro gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit”, njofton ME-ja.
Po ashtu, u është bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për siguri dhe sundim të ligjit konform kompetencave të tyre ligjore, që duke pasur parasysh krizën energjetike në vend, të trajtojnë parandalimin dhe luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme dhe të qëndrueshëm të furnizimit me energji në Kosovë. /Telegrafi/