Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjen për masën ekonomike të shoqërimit grupor për afarizëm inovativ dhe të orientuar ndërkombëtarisht.
Qëllimi i kësaj mase është mbështetja financiare e afarizmit me një vlerë prej pesë milionë denarë (mbi 81 mijë euro).
Në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë shoqëritë grupore të regjistruara (odat ekonomike, organizatat e punëdhënësve, organizatat joqeveritare dhe fondet e organizuara mbi parimet e grupimit), ndërkaq do të mbështeten projektet e shoqërimeve grupore që përfshijnë aktivitete që lidhen me përgatitjen e projekteve për zhvillim të shërbimeve të përbashkëta të grupimeve, blerje të pajisjeve të posaçme që do të përdoret nga anëtarët e grupimit, bashkëpunim i grupimeve me universitetet, etj.
Deri 75% të aktiviteteve do t’i kompenzojë Ministria e Ekonomisë, por jo më shumë se një milionë denarë (mbi 16 mijë euro), ndaras për secilin aplikues.
Aplikimi është i hapur deri më 18 prill të këtij viti./Telegrafi/