Telegrafi

Ministria e Drejtësisë thotë se Vettingu do të përfshijë edhe gjyqtarët serbë pa dallim

Gjyqtarët e prokurorët serb, njëjtë sikurse kolegët e tyre shqiptarë do t’i nënshtrohen procesit të vettingut. Avokatët nuk kanë vërejtje në punën e tyre.

Në Gjykatën e Mitrovicës një pjesë e gjyqtarëve janë të nacionalitetit serb.

Avokati Kadri Osaj i cili ka shpesh punë me këta gjyqtarë, thotë se nuk ka pasur ndonjë problem të të punuar edhe me ligjet në fuqi.

“Ne nuk kemi vërejtje ndaj gjyqtarëve serbe. Nuk kemi ndonjë keqkuptim në lidhje me zbatimin e ligjeve në fuqi”, deklaroi Osaj në RTV Dukagjini.

Mirëpo edhe3 këta gjyqtarë, ashtu si edhe tjerët në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vettingut.

Ministria e Drejtësisë nuk ka planifikuar trajtim ndryshe në këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ne tashmë kemi aprovuar në qeveri Koncept-Dokumentin për vettingun dhe bazuar në rekomandimet e këtij dokumenti, do të vazhdojmë realizimin e procesit të vettingut ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Në rast se ndonjëri prej këtyre gjyqtarëve nuk e kalon vettingun, Ylli Zekaj nga IKD thotë se nuk do të jetë problem zavendësimi i tyre pasi shumë jurist të rinj serb po I nënshtrohen provimit të jurispodencës.

“Tani kemi gjenerata të reja të profesionistëve ligjorë që kryejnë provimin e jurispodencës dhe janë të gatshëm të futën në sistemin e drejtësisë si gjyqtarë apo prokurorë. Këto kuadro të reja do të jenë potencial i zëvendësimit të gjeneratave të vjetra që eventualisht nuk e kalojnë vettingun”.

Zekaj thotë se qeveria duhet ta bind opozitën dhe serbët që të mundësojnë realizimin e vettingut përmes ndryshimeve kushtetuese.

Qeverisë i duhen 2/3 e votave të shumicës dhe 2/3 e votave të komuniteteve për të realizuar ndryshimet./Telegrafi/