Site icon Telegrafi

Ministria e Drejtësisë përfundon draftin e parë të Projektligjit për Konfiskim të Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Pajustifikueshme

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se kanë përfunduar draftin e parë të Projektligjit për Konfiskim të Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Pajustifikueshme.

Sallahu thotë se këtë draftligj po e procedojnë tutje tek 5 ekspertë të përzgjedhur ndërkombëtarë, transmeton Telegrafi.

“Pas disa muajsh pune me plot përkushtim e seriozitet, me diskutime të gjera e analiza të gjata, sot e përfunduam draftin e parë të Projektligjit për Konfiskim të Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Pajustifikueshme. Këtë të cilët me përvojën e dijen e tyre perëndimore, sipas nevojës do ta plotësojnë e harmonizojnë atë me praktikat dhe standardet më të mira evropiane. Pas shqyrtimit nga ekspertët, këtij Projektligji do t’i japim dritën e gjelbër në grupin e gjerë punues, duke i iniciuar procedurat për t’ia dërguar Qeverisë dhe më pas Kuvendit”, ka thënë ai.

Sipas Sallahut, ky do të jetë ndër ligjet më të rëndësishme të agjendës së tyre legjislative, duke shtuar se shteti e qytetarët tanë kanë lënguar nga mungesa e drejtësisë

“Tani e tutje nuk do të jetë më njësoj. Shantazhet dhe kërcënimet e atyre që nuk e duan drejtësinë nuk mund të na trembin përkundrazi ato janë infuzion për ne për të ecur edhe më shpejt në realizim të objektivave tona”, ka pohuar. /Telegrafi/

Exit mobile version