Arratisja e Sami Lushtakut nga QKUK-ja para dy viteve, tani u kushtoi me vend pune disa zyrtarëve të Shërbimit Korrektues.
Të mërkurën, Ministria e Drejtësie njoftoi se ka larguar përkohësisht nga puna 10 zyrtarë të SHKK-së për shkak se ndaj tyre u ngrit aktakuzë nga Prokuroria Themelore.
Por, njoftimi se ndaj ish-udhëheqësve të burgjeve ka aktakuzë doli të jetë i pa vërtetë.
Klan Kosova ka kërkuar sqarime nga Prokuroria Themelore, por sqarimet i mori nga Prokuroria Speciale. Në përgjigjen e tyre duket qartë se ndaj këtyre zyrtarëve nuk ka të ngritur akt akuzues.
Televizioni kërkoi sqarime edhe nga Ministria e Drejtësisë, por ky dikaster i Qeverisë pranoi se ndaj tyre vetëm janë duke u zhvilluar hetime