Site icon Telegrafi

Ministria e deklaroi të vdekur, Rama sqaron ringjalljen e pacientit me coronavirus

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për gabimin e ministrisë së Shëndetësisë, e cila raportoi për vdekjen e një pacienti e më pas ringjalljen e tij.

Rama në një lidhje direkte me Abc News, ka thënë se Ministria për informacionin që ka dhënë në media ka qenë e bazuar dhe s’ka bërë asnjë gabim.

“Mos kini fare merak për shifrat. Unë pyeta dhe përgjigja që mora ishte shumë e thjeshtë, pacienti kaloi në një vdekje klinike dhe pastaj ndodhi mrekullia që u rikthye. Sigurisht kjo nuk do të thotë që është jashtë rrezikut, por lajmi ishte i bazuar dhe i bazuar dhe reagimi ishte sërish i bazuar”, ka deklaruar Rama në Abc News.

Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri përmirëson njoftimin: 61-vjeçari pësoi vdekje klinike

Më herët, sot në mëngjes, MSH njoftoi se pacienti Skënder Kurti, trajner boksi ndërroi jetë. Më pas, lajmi u përgënjeshtrua nga vetë MSh që sqaroi se bëhej fjalë për vdekje klinike.

Exit mobile version