Site icon Telegrafi

Ministria e Dardan Gashit, 10 mijë euro për “shëtitje” me autobus

Ministria e Diasporës, e cila udhëhiqet nga Dardan Gashi, ka shpallur tender në vlerë prej 10 mijë eurosh për shërbime transporti me autobus, minibus dhe kombibus në territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Shërbime transporti, në sasi të përafërt si vijon: në territorin e Kosovës 1970 km rrugë, ndërsa jashtë Kosovës konkretisht në Shqipëri 4500 km dhe Kroaci të jenë e mundur të jenë në 1832 km rrugë”. thuhet në njoftimin për kontratë që ka publikuar kjo ministri në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se afati i fundit për pranim të tenderëve është më 16 nëntor 2017, shkruan Gazeta Fjala.

Exit mobile version