Site icon Telegrafi

Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 11 tetor afatin për aplikim për subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 deri më 11 tetor 2021 ora 16:00.

Sipas MBPZHR-së, ky vendim është marrë duke pasur parasysh interesimin e madh të fermerëve për të aplikuar në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021, si dhe kërkesave të tyre dhe të Drejtorive Komunale për Bujqësi për zgjatjen e këtij afati edhe pas datës 05 tetor 2021.

Përmes këtij vendimi po iu mundësohet aplikimi të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani.

Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZHR-së dhe në web faqen e AZHB-së si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi. /Telegrafi/

Exit mobile version