Telegrafi

Ministria e Bujqësisë ndihmon molltarët

Këshilltari në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Njazi Idrizi, vendimin për të ndarë 600 mijë eurosh për të mbjellë dhe kultivuar molla e sheh si nevojë që do të bëjë që të ndalet eksporti.

Ai ka thënë për gazetën se pemëtaria do të ketë përkrahje në këtë vit.

“Deri tani Kosova, importon një numër të madh të mollëve që kryesisht vjen nga vendet e rajonit dhe më gjerë, më projektin prej 600 mijë eurosh që do të jepet fermerëve ne dëshirojmë që të rrisim prodhimin vendor dhe të zvogëlojmë importet”, ka thënë Idrizi.

“Të gjithë përfituesit do të mund të aplikojnë dhe ata që do të përfitojnë do të jenë të detyruar që të sjellin edhe fletën kadastrale të pronësisë, apo që kanë autorizim mbi tokat që ata i shfrytëzojnë”, ka nënvizuar ai.

Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka vlerësuar për gazetën projektin për shtimin e prodhimtarisë së molave në Kosovë, si një mundësi të mirë për zgjerimin e kësaj veprimtaria.

“Edh pse nuk është shumë e madhe prej 600 mijë eurosh, por kjo ka një qëllim të mirë që të krijojmë kushte sa më të mira për t’i zgjeruar impenjantet e prodhimeve të mollëve”, ka thënë ai.

Ndryshe Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjatë vitit 2010 do të vazhdojë me punë intensive në të gjitha ato projekte që kanë mbetur për t’u vazhduar në vitin që vjen, por edhe me projekte të reja që janë paraparë në shumë sektorë , me qëllim të zhvillimit të bujqësisë dhe rritjes së mirëqenies së banorëve në zonat rurale.

(epoka e re)