Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar se ka realizuar sot pagesat e subvencioneve për të gjithë përfituesit për misër.
“Numri Total i përfituesve dhe që iu janë realizuar pagesat është 6 mijë e 241, ndërkaq mbështetja totale është 2 milionë e 93 mijë euro.
Ndërkohë janë në rishqyrtim edhe rreth 600 lëndë për të cilat do të merren vendimet në ditët në vazhdim dhe do të ndiqen procedurat e nevojshme për pagesë. Kujtojmë se sivjet kemi rritur subvencionimin për misër, nga 100 euro sa ka qenë për hektar është rritur në 150 euro.
Ne dëshirojmë të kërkojmë mirëkuptimin tuaj, për çdo vonesë eventuale, por kjo edhe nëse ndodhë, është për shkak të numrit të madh të dosjeve dhe inspektimeve në terren.
Ndërkohë, ju njoftojmë se në ditët në vazhdim pritet të bëhet realizimi i pagesave për përfituesit e subvencioneve për perime në fushë të hapur. Janë gjithsej 1.5 milion euro subvencione për perime në fushë të hapur që do të shpërndahen tek fermerët përfitues. Subvencionimi është 300 euro për hektar”, thuhet në një njoftim të ministrisë. /Telegrafi/