Një lajm i mirë për fermerët që kanë kultivuar këtë vit perime në fushë të hapur. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se janë realizuar pagesat për përfituesit e subvencioneve për perime në fushë të hapur.
“Numri total i përfituesve dhe që iu janë realizuar pagesat është 2434 dhe pagesa totale është mbi 1 milionë e 500 mijë euro. Subvencionimi për perime në fushë të hapur është nga 300 euro për hektar. Listën e 2434 përfituesve e gjeni në faqen e AZHB-së.
Më herët ne kemi realizuar pagesat e pemishteve, grurit, misrit”, thuhet në një njoftim të ministrisë në faqen e tyre në Facebook.
Sipas ministrisë janë në procedurë të realizimit pagesat e subvencioneve për vreshta. Për vreshta subvencionimi është 1000 euro për hektar. /Telegrafi/