Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) thuhet se MASh “punon me përkushtim për të avancuar cilësinë e sistemit arsimor kombëtar në të gjitha nivelet, si të standardeve të nxënësve po ashtu edhe të studentëve”.
Siç njoftojnë nga ministria, institucionet e sistemit janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët në proces, duke përfshirë edhe vetë studentët dhe nxënësit, të cilët janë pjesë e proceseve për krijimin e politikave rinore dhe ekonomike, krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe pjesë e menaxhimit dhe vendimmarrjes në institucionet e sistemit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Njoftojmë opinionin publik se me vëmendje i ndjekim kërkesat e studentëve që i paraqitën sot, në protestën e organizuar në Tetovë , edhe pse paraprakisht në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për të njëjtat./Telegrafi/