Site icon Telegrafi

Ministria e Arsimit: Orët e humbura do të kompensohen të shtunave

Foto: Arkiv

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar një njoftim me rëndësi për kompensimin e 18 ditëve  të humbura mësimore për shkak të situatës me virusin COVID-19.

Në njoftim thuhet se orët e humbura për këtë vit shkollor do të bëhet ditëve të shtuna dhe në këto data.

Në muajin tetor, 2021 me datat: 9.10.2021 dhe 23.10.2021;

Në muajin nëntor, 2021 me datat: 06.11.2021 dhe 20.11.2021;

Në muajin dhjetor, 2021 me datat: 4.12.2021, 18.12.2021, 28.12.2021, 29.12.2021 dhe 30.12.2021 (ditë të pushimit dimëror);

Në muajin janar, 2022 zëvendësimi të bëhet me datat: 15.01.2022 dhe 29.01.2022;

Në muajin shkurt, 2022 me datat: 12.02.2022 dhe 26.02.2022.

Në fund të periudhës së tretë, për nxënësit të cilët e përfundojnë shkollën e mesme të lartë klasën e 12-të (maturantët), zëvëndësimi të bëhet me datat: 16.05.2022, 17.05.2022, 18.05.2022, 19.05.2022, 20.05.2022.

Kurse për nxënësit e klasave 9,10 dhe 11-të zëvendësimi I orëve do të bëhet në muajt  qershor, korrik, gusht dhe shtator të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version