Site icon Telegrafi

Ministria e Arsimit njeh diplomat e Universitetit në veri (Video)

Ndonëse nuk i jep asnjë llogari Ministrisë së Arsimit, kjo e fundit e ka për obligim t’ua njohë diplomat studentëve të Universitetit të Mitrovicës së veriut.

Zyrtarë të MASHT-it, thonë se kjo bëhet me qëllimin që studentëve të atjeshëm, t’u mundësohet punësimi nëpër institucionet kosovare.

Sipas Faton Fetahut, Qeveria e Kosovës ka krijuar edhe një komision, i cili merret me aplikacionet e studentëve që kanë përfunduar studimet në këtë universitet, raporton KTV.

E, njohësi i Arsimit, Rinor Qehaja, nuk i sheh të drejta këto veprime. Universiteti paralel i Prishtinës në veri të Mitrovicës vazhdon të funksionojë me ligje dhe planprograme të Serbisë, pavarësisht se ndodhet brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Gjashtë fakultete operojnë brenda këtij institucioni dhe asnjëherë planprogramet e tyre nuk janë akredituar nga Agjencia për Akreditim e Kosovës.

DRITA_MASHT_UMV_20_07 from Koha.net on Vimeo.

Exit mobile version