Deri në fund të vitit pritet që të përgatitet një ligj i ri për arsimin në Maqedoni. Grupi i përbërë nga përfaqësues të universiteteve, sindikatave, si edhe plenumi i profesorëve dhe studentëve, do të miratojnë mënyrën e mëtutjeshme të menaxhimit të fakulteteve dhe universiteteve.
Gjithashtu, do të miratohet edhe mënyra e financimit, statusi i profesorëve, rregullimi i organizimit studentor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Plenumi studentor nuk lëvizë nga qëndrimi i mëhershëm, që parlamenti studentor nuk duhet tëketë status të organizatës joqeveritare.
Organizimi i ri studentor shihet si një çështje që duhet të ndodhe, sidomos pas zgjedhjeve studentore në Universitetin Kirili dhe Metodi, që u vlerësuan si mjaft skandaloze./Telegrafi/