Site icon Telegrafi

Ministria e Arsimit me aplikacion për regjistrim të rasteve me COVID-19 në shkolla

Ministria e Arsimit ka zhvilluar një aplikacion për regjistrimin e rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me COVID-19 të nxënësve dhe personelit arsimor me COVID-19 nëpër shkollat e Kosovës, me qëllim të krijimit të lehtësirave në marrjen e informatave nga terreni për situatën pandemike në shkolla në kohë reale.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku po ashtu MASH ka njoftuar së këtë e kanë bërë me përkrahjen e UNICEF-it.

“Këtë aplikacion (Sistemi për regjistrimin e rasteve me COVID), MASh e ka zhvilluar me qëllim të krijimit të lehtësirave në marrjen e informatave nga terreni për situatën pandemike në shkolla në kohë reale, informata të cilat do të lehtësojnë punën e task forcave në nivel të shkollave, të komunave dhe të Ministrisë për përcjelljen e procesit mësimor në kushte pandemie”, thuhet në komunikatë.

MASh po ashtu ka kërkuar nga të gjitha shkollat, respektivisht DKA-të, që të raportojnë sa i përket situatës pademike në shkolla në baza ditore për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version