Telegrafi

Ministri Zharku priti një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina

Në këtë takim u bisedua për ndërtimin e marrëdhënieve ekonomike-tregtare në mes afarizmit kosovar dhe boshnjak, si dhe për shfaqjen e pengesave të qarkullimit të lirë të mallrave kosovare në Federatën e Bosnjës e Hercegovinës.

Ministri Zharku mysafirët i njoftoi rreth zhvillimeve aktuale ekonomike në Kosovë, dhe më pas u ndal tek problemi i qarkullimit të mallrave në kuadër të CEFTA-s, të cilën marrëveshje institucionet e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) po e pengojnë, duke penguar hyrjen e mallrave kosovare në Bosnjë, për shkak të mosnjohjes së vulave doganore të Kosovës nga ana e doganave të BeH-së.

Në kuadër të kësaj pike, ministri Zharku tha se shpresojmë se do ta zhbllokojmë këtë çështje sa më shpejt përmes formave të mirëkuptimit dhe të kontaktimit me institucionet e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Bashkëpunimi institucional dhe ekonomik është interes i përbashkët për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, ishte fokusim i bisedës së të dyja palëve. /Telegrafi/