Telegrafi

Ministri Zharku priti biznesmen amerikan

Ministri i MTI-së, Lutfi Zharku i njoftoi ata rreth klimës së favorshme për investime që ka krijuar dhe po krijon çdo ditë Kosova, si dhe rreth zhvillimeve ekonomike të vendit në përgjithësi.

"Kosova ka përgatitur dhe në vazhdimësi është duke përafruar infrastrukturën ligjore në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së, ka krijuar një klimë të mirë për biznes, duke u ofruar hapësira të mjaftueshme bizneseve, lehtësira administrative, ofrim të informatave dhe këshillave, ka një sistem bankar të sigurt dhe të qëndrueshëm", tha ministri Zharku.

Delegacionin e afaristëve amerikanë e përbënin përfaqësues të afarizmit të fushave të ndryshme afariste, të cilët shprehën interesimin e tyre për të parë më për së afërmi mundësitë që ofron Kosova për investime në sektorët që ata veprojnë, e që kanë mundësi të investojnë edhe në Kosovë. /Telegrafi/