Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti sot kryetarin e Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq, me të cilin bisedoi për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë, ku njëkohësisht u përcaktuan edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e projekteve.
Projektet që do të realizohen në komunën e Novobërdës përfshijnë asfaltimin e rrugës Prekovc – Stanishor dhe asfaltimin e pjesrishëm të rrugës Gjilan – Novobërdë, në fshatin Koraqë.
Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 580 mijë eurosh.
Me këtë rast, ministri Zharku, u zotua për shtyrjen e proceseve të mëtutjeshme infrastrukturore në komunën e Novobërdës të cilat janë të parapara në strategjinë e përgjithshme të zhvillimit infrastrukturor të vendit për vitin 2016. /Telegrafi/