Telegrafi

Ministri Zharku merr pjesë në Forumin Alpbah

Po ashtu ai do të ketë një takim edhe me koordinatorin e Evropës Juglindore Erhard Busek, si dhe me kryetarin e Shoqatës së Industrialistëve të Austrisë, Dr. Veit Sorger.

Gjatë takimit do të diskutohet për zhvillimet ekonomike të Kosovës dhe për investime të mundshme.

Seria e takimeve të ministrit Zharku përfshin edhe takimin me ministrin austriak të Ekonomisë, Bartenshtajn. Ndërkaq takimi me përfaqësuesit e Kompanisë "Soravia Group" do të zhvillohet nesër më 28 gusht.