Telegrafi

Ministri Zharku, fton bizneset çeke të investojnë në Kosovë

Gjatë takimit i cili u mbajt të martën, ministri Zharku e ka njoftuar mysafirin e tij me kushtet dhe mundësitë që ofron Kosova për investime të jashtme.

“Kushtet dhe mundësitë që ofron Kosova për investime të jashtme janë: Rregullimi i legjislacionit, përmirësimi i nivelit të infrastrukturës rrugore, kushtet e mira për bujqësi dhe një varg potencialesh tjera me interes ekonomik që ofron Kosova”.

Po ashtu , ministri Zharku e ka njoftuar përfaqësuesin e biznesit çek se tani Kosova është duke hartuar politika tregtare duke ia përshtatur realitetit.

“ Që nga fillimi i vitit 2009 do të aplikohet zvogëlimi i taksave si: zvogëlimi i tatimit në fitim nga 20% në 10% dhe një varg zvogëlimesh tjera që janë në interes të biznesit dhe investitorëve të jashtëm”.

Në fund të takimit ministri Zharku kërkoi nga përfaqësuesi i biznesit çek që të inkurajon institucionet çeke dhe biznesmenët e këtij vendi për kushtet që ofron Kosova për investime dhe se në kuadër të fushatës sensibilizuese që do ta bëjë Kosova nëpër disa vende për investime në Kosovë, kërkoi që të shikohen mundësitë institucionale dhe afariste për organizimin e një konference të tillë edhe në Çeki. /Telegrafi/