Në kuadër të diskutimeve për pakon ligjore të reformës së administratës publike, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar në takime të ndara ka pritur përfaqësuesit e sindikatave të Policisë, kryesuar nga kryetarja Valbona Kamberi, të Doganës, Ali Vitia dhe të Shërbyesve Civil të kryesuar nga kryetari, Mursel Zymberi.
Në këto takime u shpalosën tri projektligjet: Projektligji për Administratën Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat.
Ministri Yagcilar tha se do të mirën parasysh propozimet dhe sugjerimet nga palët e interesit, sepse këto tri projektligje prekin çështje shumë të rëndësishme dhe komplekse të funksionimit të shtetit. Ndaj, puna e bërë deri tash nuk ka qenë proces i lehtë, por në këtë drejtim është punuar me përkushtim të madh. /Telegrafi/