Site icon Telegrafi

Vitia përuron Barnatoren Qendrore në Spitalin e Gjilanit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot mori pjesë në përurimin e Barnatores Qendrore në Spitalin e Gjilanit.

Ai përmes një njoftimi, ka theksuar se tash e tutje pranimi, ruajtja, shpërndarja e barnave dhe materialeve farmaceutike do të jenë me sigurinë dhe cilësinë maksimale.

“Hapësirat e dedikuara për ruajtjen e barnave e terapive po transformohen sipas standardeve më të larta”, ka shkruar ai, në një postim në Facebook.

Ndërsa për pjesën e adaptimit të një pjese të fiziatrisë, Vitia njofton se do të jepen shërbime ditore për pacientë.

Ndër të tjera, ministri Vitia thekson se në këtë hapësirë u investuan mbi 300 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version