Telegrafi

Ministri Valton Beqiri u prit nga Kryetari i Zagrebit

Gjatë takimit Ministri Beqiri kërkoi nga Bandiq, që në të ardhmen, të gjendet mundësia e ngritjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Zagreb (kërkesë kjo edhe nga Misioni Katolik Shqiptar), si shenjë e nderimit të vlerave universale që kjo figurë i dha civilizimit evropian.

Ndërkaq, si hap i parë i bashkëpunimit kulturor në mes të Prishtinës dhe Zagrebit, duke marrë parasysh edhe numrin e madh të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në Kroaci, u propozua që Ansambli Kombëtar “Shota” të prezantohet me vlerat artistike dhe traditën kulturore të popullit tonë.

Bandiq shprehu gatishmërinë e tij personale dhe të strukturave komunale për realizimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve konkrete. Ai, poashtu, vlerësoi lart angazhimin e bashkëqytetarëve tanë për pavarësinë e Republikës së Kroacisë dhe, njëkohësisht, përgëzoi popullin e Kosovës për shtetësinë e fituar me sakrifica të mëdha ndër shekuj.