Ministri për punë të jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlud Çavushogllu, nesër do të jetë në vizitë punë në Maqedoni. MPJ e Maqedonisë sot njoftoi se, Çavushogllu do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitriv, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim priet të shkëmbehen mendime rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe për mundësitë për përparimin e bashkëpunimit në disa dusha, me theks të veçantë thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Dy ministrat do të bisedojnë edhe për temat aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe për bashkëpunimin në planin ndërkombëtar.
Në kuadër të vizitës është paraparë që ministri Çavushogllu të takohet edhe me presidentit e Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev./Telegrafi/