Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, nuk ka patur dijeni për letrën e Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), me të cilën kërkohet që të mos dërgohen pacientët me skoliozë në shërim jashtë vendit, transmeton Telegrafi.
Për këtë letër, ministri ka marrë vesh nga mediumet, thonë nga kabineti i tij, duke theksuar se letra është internet dhe e dërguar nga FSSH-ja. Kabineti shton se ministri Dororov është angazhuar personalisht për rastin e Tamarës, prandaj është e palogjikshme që ai të ketë urdhëruar Fondin për një hap të këtillë.
Tv Telma është munduar që të komunikoj me kreytare e komisionit të shkallës së dytë, Anastasika Popovska, për të sqaruar këtë taktizim, por ajo është e paarritshme, ashtu si edhe një pjesë e drejtorëve të klinikave të cilët kanë pranuar këtë letër./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: FSSH: Të ndalohet shërimi jashtë vendit i pacientëve me skoliozë