Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev sot kishte takim me udhëheqësitë e Sindikatës së Policisë të Maqedonisë dhe me Sindikatën e Pavarur të Policisë.
“Ministri Çulev theksoi se është i vetëdijshëm për ankesat e shumta të zyrtarëve policorë në sistematizimin e mëhershëm dhe se do të vendoset mekanizëm për mbrojtje nga shkelja e të drejtave të të punësuarve përmes rritjes së mbikëqyrjes dhe kontrollimit të vendimeve. Në këtë drejtim, ministri Çulev i njoftoi se ka marrë vendim për ndalimin e vendimeve që ende nuk janë dorëzuar. Në takim, u dakordua që përfaqësuesit e sindikatave të dërgojnë informacion për qëndrimet e tyre rreth sistematizimeve të fundit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim është biseduar edhe për gjendjen aktual në MPB dhe poashtu, siç thuhet në njoftim, qëllimi i gjithë policëve është që në mënyrë profesionale të kontribuojnë që zgjedhjet të kalojnë sa më mirë dhe të sigurohet proces korrekt dhe demokratik.
“U potencua se çdo shkelje e ligjeve do të dënohet. Në takim u dakordua që të formohet komision për kontrollimin e gjithë akteve juridike të janë dhënë periudhën e fundit në MPB, me pjesëmarrje të sindikatës, që duhet të vërtetojë nëse janë bërë parregullsitë dhe të përgatitet një raport”, njoftuan nga MPB./Telegrafi/