Site icon Telegrafi

Ministri Taravari përgjigjet me fotografi ndaj akuzave të OBRM-PDUKM (Foto)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në profilin e tij të facebook publikoi fotografi të spitaleve të Shtipit, në të cilat mund të shihet qartë situata katastrofale në të cilën janë lënë ato objekte të shëndetit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka nevojë të bëj demante të vazhdueshme për konferencat e përditshme për shtyp që mban opozita. Kjo është pjesë e asaj që keni lënë nga politikat tuaja shëndetësore…Nga vizita ime në spitalet e Shtipit…Një fotografi më shumë se 1.000 fjalë!”, shkruan Taravari.

Përndryshe, ministri Taravari, është një ndër më të kritikuarit nga ana e opozitës, duke marrë shembujt e vdekjeve të ndodhura në Gostivar, disa ditë më parë në Gjinekologji në Shkup dhe shumë raste tjera, ku në secilën prej tyre OBRM-PDUKM kërkonte dorëheqje të Taravarit./Telegrafi/

Exit mobile version